Berisha flet si kandidat për kryeministër: Do jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë
Berisha flet si kandidat për kryeministër: Do jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri i PD-së, Sali Berisha u pyet nëse do të ishte ai kandidati i partisë së tij për kryeministër në zgjedhjet e majit.
Lideri i opozitës nuk e mohoi këtë, duke thënë se rikthimi i tij i tretë do të ishte eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra.
“Së pari, se kush do jetë kryeministri, do e përcaktojnë shqiptarët. Por do u them qytetarëve, rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë më i suksesshmi. Do të jetë eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra. Imagjinojeni ju vetë. Do jenë shqiptarët ata që përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Dhe do u paraqes atyre një program me të cilin dua t’i shoh njerëzit më mirë të paguarit në rajon. Një shpërndarje ku të gëzojnë sa më shumë shqiptarë nga pasuritë publike dhe nga fondet publike.