Berlin, katër të plagosur pas të shtënave ma armë zjarri

Katër persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin.

Sipas mediave vendase, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas raporteve të policisë, gjithçka ndodhi pak para orës 4 (26 dhjetor) para një porte në rrethin Kreuzberg.

Policia ka rrethuar zonën dhe me mbështetjen e një helikopteri, po kërkojnë personat e përfshirë në përleshjen me armë zjarri.

Tre nga të plagosurit u shpëtuan para një porte në Stresemannstrasse, jo shumë larg selisë së partisë SPD.

Një tjetër person i plagosur u shpëtua nga kanali afër Landëehr.

Sipas policisë, ai u hodh në ujë vetë dhe u plagos në këmbë.

Kërkimet e policisë janë përqendruar rreth stacionit të metrosë Möckernbrücke.

LEXO EDHE:

Back to top button