Berlusconi diagnostikohet me leucemi

Berlusconi diagnostikohet me leucemi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano, ndërsa sipas shtypit italian ai është diagnostikuar me leucemi.

Corriere della Sera raporton se dhjetë ditë më parë, politikani 86-vjeçar kishte hyrë në spitalin San Raffaele për kontrolle rutinë. Një tjetër kontroll Berluskoni e bëri në datën 2 Prill, por që nuk rezultoi në diçka serioze, por këtë herë gjendja e tij është rënduar.

Lajmi se ai dyshohet se ishte me leucemi nisën në fund të marsit pas disa analizave që bëri në spitalin San Raffaele. Berlusconi do të qëndrojë në spital për disa ditë ndërsa me të është edhe partnerja e tij Marta Fascina, fëmijët si dhe vëllai i tij Paolo dhe motra Licia Ronzulli.

Mesazh për shërim të shpejtë erdhën nga eksponentë politikë të të gjitha partive, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni.

“Një urim i sinqertë për një shërim të shpejtë për Silvio Berlusconin, i shtruar në spitalin San Raffaele në Milano. Forca Silvio”, shkroi Meloni.

“Kurrë mos u dorëzo, ka vetëm një lider në Forza Italia. Duam të jemi optimist, ai nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë ministri i Jashtëm, Tajani, duke konfirmuar se lidershipi i tij në Forza Italia nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje.

Ndërkohë, vëllai i tij Paolo Berlusconi për agjencinë Ansa tha se ai do të t’ia dalë edhe këtë herë që të shërohet. “Silvio është një shkëmb’ u shpreh ai.

Kjo është e disata herë që ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka rezultuar me probleme shëndetësore. Në qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër, në prill të 2019-tës ai u shtrua sërish në spital për shkak të dhimbjeve të rënda të barkut që e bëri atë të humbasë prezantimin e kandidatëve të Forza Italia.

Në 2020-tën ai rezultoi me Covid 19 ndërsa më pas ai nisi të shfaqë shenja të pneumonisë, ndërsa në janar të 2022 ai pati një infeksion të rëndë urinar. /rtsh/

LEXO EDHE:

Back to top button