Bernard Shalland, me lojtarë të rinj rrit konkurencën në ekip

Kombëtarja e Kosovës në futboll, më 1 qershor do të zhvillojë miqësoren e radhës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, kur në orën 18:00, do të ballafaqohet me San Marinon. Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Shalland ka folur për prurjet e reja në ekip, për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Kombëtares së Kosovës. Shalland tha se prurjet e reja janë bërë për t’iu treguar lojtarëve aktual, se konkurrenca brenda ekipit është shumë e madhe.

Bernard Shalland, trajneri i Kosovës

“Do të mungojnë Aro Muriç dhe Ibrahim Dresheviqi për arsye shëndetësore. Dhe për këtë arsye kemi marë dy lojtarë të rinj. Nga dita e parë në kamp do të jenë Betim Alimi dhe Mirlind Daku dhe kemi 23 futbollist të gatshëm për lojë. Për mua ka qenë e rëndësishme të sjellim disa lojtarë të rinj që të rrisim ndalgadal konkurencën brenda ekipit dhe tju tregojmë lojtarëve aktual se ka konkurencë për secilën pozitë. Pikërisht ky ka qenë qëllimi kryesor se me angazhimin e lojtarëve të rinj të rrisim konkurencën brenda ekipit dhe të dëshmojmë  se ky grumbullim ka qenë koha dhe momenti i duhur për një gjë të tilë.

 

Trajneri i Kosovës, komentoi edhe largimin nga kombëtarja të Anel Rashkajt dhe të Atdhe Nuhiut, për të cilit tha se ka një falenderim shumë të madh për punën që ata kanë bërë për kombëtaren e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button