Besart Ibraimi: Tani duam edhe kreun e tabelës

Struga Trim Lum do të përballet me Brera Strumicën në transfertë në kuadër të xhiros së 14-t në elitën e futbollit vendor.
“Jemi në një moment shumë të mirë, sidomos pas asaj fitore ndaj Shkëndijës. Atmosfera në grup është e shkëlqyer, ka shumë pozitivitet në skuadër, ashtu që shpresoj një ambient i tillë të vazhdojë edhe pas ndeshjes me Brera Strumicën. E respektojmë kundërshtarin, mirëpo nëse luajmë sikurse në ndeshjen e fundit, me përkushtim maksimal dhe dëshirë të njëjtë, besoj se edhe nga Strumica do të rikthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Besart Ibraimi, para këtij takimi.
“Pas fitoreve në ndeshjet e fundit ndaj Vardarit dhe Shkëndijës, sigurisht që e duam kreun e tabelës, edhe pse neve si skuadër marrim ndeshjet një nga një dhe besojmë se me një përkushtim, me shumë disciplinë dhe angazhim maksimal, mundet që sërish të jemi konkurrent serioz për titullin e kampionit”, tha në fund Ibraimi.
Sulmuesi i kampionëve aktual, në këtë edicion të Ligës së Parë, ka regjistruar 6 gola dhe 4 asistime në 11 ndeshje të zhvilluara.