Beshiktashi refuzon ofertën e e majme të klubit anglez për Muçin

Ernest Muçi është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në merkaton e dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Beshiktashi, skuadër tek e cila u përshtat mjaft shpejt.

Së fundmi u përfol për një interesim të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Beshiktashi, Hasan Arat, në një intervistë të potencuar se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin.

“Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë euro për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, tha presidenti Arat. 23-vjeçari ka luajtur deri më tani në 6 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button