Ekstradohet nga Kosova Besim Krasniqi, i kërkuar për terrorizëm e grabitje
Ekstradohet nga Kosova Besim Krasniqi, i kërkuar për terrorizëm e grabitje

Policia ka njoftuar mbi ekstradimin e Besim Krasniqit shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili kërkohej me fletëarrest ndërkombëtar për veprat penale: grabitje, vepra të rënda kundër sigurisë dhe terrorizëm. Ekstradimi i tij është bërë nga Republika e Kosovës ku dyshohet se kishte qëndruar për disa vite. Ministria e Brendshme ka njoftuar se Krasniqi është dërguar në burgun e Idrizovës ku duhet të vuaj masën efektive të dënimit. Për 7 veprat e dyshuara, Krasniqi ishte i dënuar me 28 vite e 6 muaj burg. /Alsat.mk