Besimi: Me rritjen e tatimeve, komunat do të marrin më shumë mjete

Ministri Fatmir Besimi deklaroi në “Magazina Ekonomike”, se me rritjen e tatimeve Komunat do të mund të marrin më shumë  mjete, por kjo sipas tij do të nënkuptoj edhe më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Besimi madje përmendi dy metoda përmes së cilave pushteti qendror do të bëj përpjekje që në njëfarë forme t’i detyroj komunat që të jenë më përgjegjëse në menaxhimin e fondeve.

“Rritja e tatimeve siç përmendëm TVSH-ja dhe rritja e tatimit personal. Këto tatime, do të thotë rritja nga tatimet nuk do të jetë blanko, që të mund të realizojnë vetëm ashtu siç është aktualisht, pa pasur mekanizma, por risia është se do të instalojmë dy fonde, një pjesë do të bazohet në të ashtuquajturën fond i performancës, ashtu që mjetet të cilat ndahen Komunave do të bazohen në atë sa komunat do të përmirësojnë performancën e tyre në realizimin e hyrave buxhetore. Dhe e dyta ka të bëj me atë që njihet si fondi i barazimit, kjo sepse disa komuna jo për fajin e tyre mund të realizojnë më pak të hyra, mund të jen komuna rurale, komuna më të vogla  dhe normalisht do ketë edhe fond të barazimit. Normalisht këto janë dy risi që do të amortizojnë dhe do të shfrytëzohen si mekanizma të cilat do ta bëjnë procesin më të lehtë të tranzicionit të decentralizimit fiskal”, tha Fatmir Besimi, ministër për Financa.

LEXO EDHE:

Back to top button