Besimi: Ndihma prej 6 mijë denarëve, vetëm për produkte vendore

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë emisionit “Magazina Ekonomike”, njoftoi se qytetarët që do të marrin ndihmë në vlerë prej 6 mijë denarëve nga Qeveria, do të mund të njëjtat t’i shfrytëzojnë vetëm për produkte vendore. Ndërkohë që kanë afat deri më 25 dhjetor të këtij viti t’i harxhojnë këto mjete.
“Me këtë masë qëllimi kryesor ishte që të ndihmohen kategoritë më të ndjeshme, gjegjësisht ato të prekura nga Kovid, dhe këtu bëjnë pjesë ato që kërkojnë punë në mënyrë pasive në agjencinë për punë, pastaj janë pensionistët me pensione deri në 15 mijë denarë, janë përfaqësuesit e kulturës, studentët të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në masën paraprake, gjithashtu qytetarët nga mosha 16 deri në 29 vjeç që bëjnë pjesë tek kjo kategori sipas kritereve që parasheh ligji, si dhe familjet të cilat rruajnë fëmijë jetimë, do të thotë këto janë kategoritë që përfshihen në këtë ligj”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Finncave. .
Ndërkohë i pyetur se ku u do të mund qytetarët t’i harxhojnë këto mjete? Besimi me përgjigje, se këto mjete do të mund të përdoren vetëm për produkte vendore.
“Ashtu siç është e dizajnuar kjo masë, qëllimi është që të dedikohen për produkte vendore, ata do të mund të blejnë. Do të shfrytëzojnë kartela debitorë, ata të cilat i posedojnë nuk nevojitet të nxjerrin kartela të reja”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.