Besimtarët myslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, edhe këtë vit çmimet e bagëtive kanë fluturuar në qiell
Besimtarët myslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, edhe këtë vit çmimet e bagëtive kanë fluturuar në qiell

Gazetar: Avni Tahiri
Çmimi i kurbanit këtë vit shkon nga 200 deri në 2 mijë euro për kafshët më të mëdha, ndërsa çmimi i këtij dashi këtë vit është 600 euro”
Një ditë para festës së “Kurban Bajramit” blegtorët që shesin dhe blerësit diskutonin për çmimet. Sipas shitësve, arsyeja e çmimeve të larta janë, shpenzimet e mëdha të blegtorëve por edhe puna e rëndë e blegtorisë, ndërsa këtë vit sipas tyre, shitja është më e ulët se vitet e kaluara.
“Më trego si janë çmimet? S’ka shitje aspak. Sa është çmimi i këtij dashi? 500 euro. E ky tjetri? 500-600 euro por s’ka shitje.”Nuk ka blerës jo, ja një dele e ke 200 euro dhe nuk e blejnë, ka mbaruar kjo punë, askush nuk ruan më dele, kam 150 dele por më ka mbaruar, askush nuk ruan dele, tha shitësi.
“Në mëngjes nuk kishte shitje, ndoshta pasdite ndryshon por njëherë jemi duke ndenjtë në diell, nuk ka shitje. Nuk e dimë cila është arsyeja që nuk ka blerje. Çmimet janë të njëjta si vitin e kaluar,” tha një shitës.
A janë çmimet më lirë se vitin e kaluar apo njëjtë janë? Kanë shkuar edhe më lartë. Cila është arsyeja e rritjes së çmimeve? Qengjat janë shtrenjtë për ti rritur, ushqimi shtrenjtë. Barinjtë sa i paguani? Nuk ka barinj, vetë i ruajmë. Nuk punon askush.
Sipas disa blerësve, çmimet e bagëtive për kurban edhe këtë vit janë tepër të larta ndërsa sipas disa tjerëve, çmimet janë të arsyeshme për mundin dhe punën e vështirë të blegtorëve.
A e blejtë kurbanin? Po, e bleva kurbanin, 250 euro, kishte edhe më të shtrenjtë. Ishin çmimet e larta këtë vit? Çmimet janë të njëjta, gjitha gjërat janë shtrenjtuar dhe sigurisht edhe këto kanë çmime më të larta, janë të arsyeshme,” tha një blerës.
”Në çdo fshat ndoshta ka nga dy vetë që punojnë këtë punë, nuk i duan më. Çmimet janë nga 200 deri në 600 euro por ka edhe deri në njëmijë euro dash. Për ata që nuk kanë është shtrenjtë por e gjithë kjo sepse nuk duam të punojmë, do që me një punë edhe të shkoje mysafir,” u shpreh blerësi.
Sipas rregullave fetare islame, mishi i kurbanit, një pjesë u shpërndahet të varfërve, një pjesë të afërmve dhe fqinjëve ndërsa një pjesë ndahet për familjen. /alsat.mk