Besnik Hasi emërohet trajner i klubit belg

Trajneri me prejardhje nga Gjakova i është kthyer punës rreth një viti e gjysmë, kur u shkarkua nga Al-Ahli i Arabisë Saudite.
Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Mehelen.
“Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mehelen. Ish-trajneri i Anderlehtit, Legia Varshavës dhe Olimpiakos, ndër të tjera, nënshkruan kontratë me Malinëa deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.