Bexheti e Grubi bashkë në përurimin e “lajmit të rremë”

Bexheti e Grubi bashkë në përurimin e “lajmit të rremë”

Gazetare: Ajnur Bafqari

Një vit pas publikimit të fotografive nga ana e zyrtarëve të BDI-së në pushtet se ndërtimet në poliklinikën e Sarajit ishin gati, sot për herë të parë bëhet përurimi i këtij objekti.

Pritjeve të gjata të mbi 45 mijë banorëve të rrethinës së Sarajit, më në fund u erdhi fundi.

“Bashkërisht po e bëjmë hapjen e këtij objekti kaq të rëndësishëm për komunën tuaj dhe është një sihariq apo një paralajmërim shumë I bukur I gjërave që ne bashkërisht mund t’i bëjmë”, deklaroi Artan Grubi, zv kryeministër i parë i Qeverisë.

Poliklinika e Sarajit në dhjetor të vitit 2022 u bë mollë sherri për zyrtarët e pushtetit qendror dhe atij lokal nga radhët e BDI-së. Në atë kohë, Zv kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, dhe zv. ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi, patën publikuar fotografi ku nënvizuan se ndërtimi i poliklinikës ka përfunduar një vit përpara afatit të paraparë. Këtë gjë e pati përgënjeshtruar numri një I komunës Blerim Bexheti, duke e cilësuar si lajm të rremë ndërsa ditën e sotme si të veçantë për banorët e Sarajit.

“Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët e komunës së Sarajit, me hapjen e poliklinikës së Sarajit dhe shërbimet që do të mund të marrin prej sot këtu në këtë poliklinikë”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i komunës së Sarajit.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kësaj poliklinike, qytetarët e rreth 20 fshatrave të Sarajit, udhëtonin deri në Gjorçe Petrov për të marrë shërbime shëndetësore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button