Beyonce ndërpret papritur koncertin në Houston, makina fluturuese anohet në ajër gjatë performancës
Beyonce ndërpret papritur koncertin në Houston, makina fluturuese anohet në ajër gjatë performancës

Beyonce përjetoi një moment të frikshëm gjatë koncertit të saj në Houston, ku makina fluturuese me të cilën po udhëtonte në ajër filloi të anohej në mënyrë të rrezikshme, duke detyruar këngëtaren të ndërpresë përkohësisht performancën.
Incidenti ndodhi gjatë këndimit të këngës “16 Carriages”, ku makina e kuqe, e cila zakonisht mbahet në pozicion të drejtë, u pa duke u pjerrësuar në ajër, duke shkaktuar shqetësim tek publiku dhe artistja.
Me zë të ashpër, Beyonce u mundua të ndalonte lëvizjen e makinës, duke u drejtuar teknikëve me urdhërin “Ndalo, ndalo, ndalo”, shkruan DailyMail.
Pas disa momenteve të tensionuara, automjeti u ul ngadalë dhe në mënyrë të sigurt në skenë, ku këngëtarja, megjithatë, dukej e qetë dhe e përqendruar. Pas rikthimit në tokë, ajo falënderoi fansat për mbështetjen dhe i siguroi se ndihej mirë.
Ky nuk është incidenti i parë teknik që Beyonce ka përjetuar gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”.
Në maj, një robot në skenë dështoi të plotësonte një veprim gjatë një shfaqjeje në Los Angeles, duke derdhur rastësisht një shishe pije mbi karrigen e artë ku ishte ulur këngëtarja. Ajo reagoi me humor dhe vazhdoi performancën pa ndonjë problem.
Gjithashtu, më herët këtë muaj në Londër, Beyonce rrëzohet nga një nga anëtarët e trupës gjatë kërcimit, por arriti të vazhdojë performancën pa ndërprerje. Këto ngjarje nënvizojnë sfidat teknike dhe fizike që sjell një turne i madh në stadiume.
Turneu “Cowboy Carter” mbështet albumin e saj të fundit dhe përfshin 32 shfaqje në stadiume në SHBA dhe Evropë, duke filluar më 28 prill 2025 në Kaliforni dhe duke përfunduar më 26 korrik 2025 në Nevadë.
Përkundër vështirësive, Beyonce vazhdon të mahnitë audiencat me energjinë dhe profesionalizmin e saj. /Telegrafi/