Bezhovska: Shtyrja e mundshme e detyrimeve kreditore, vetëm për më të rrezikuarit

Banka Popullore dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë pritet të takohen në periudhën në vijim, ku pritet të rishikohen rrethanat për një vendim të mundshëm mbi një miratim tjetër të masës për shtyrjen e pagesës së kredive. Guvernatorja e BPRM, Anita Angelovska-Bezhovska në edicionin e sotëm të “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se vendimi eventual do të merrej për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, ose kompanive.
“Sigurisht që kemi në plan realizojmë bisedë me Shoqatën e Bankave në Maqedonisë, për të parë mendimet e tyre, vlerësimet e tyre. Ne tashmë kemi një analizë paraprake në Bankën Popullore, të cilën sigurisht do ta diskutojmë për të parë se si të veprojmë. A janë të nevojshme, nëse një masë e tillë është tashmë e nevojshme në cilat segmente do të orientohet. Sigurisht, ne duhet të përqendrohemi te qytetarët dhe kompanitë, që janë më të prekur nga kjo krizë,” tha guvernatorja Bezhovska.