Biden: Armët në SHBA janë shndërruar në epidemi

Tolerancë zero për tregtarët e armëve që shkelin rregullat, deklaroi presidenti Joe Biden duke ilustruar strategjinë e tij për të luftuar rritjen e krimit në SHBA.

“Përdorimi e armëve pa kriter është një epidemi. Ka akoma shumë armë që përfundojnë në duar të gabuara”, shton Biden.

”Ne duhet të ndalojmë shitjen e pushkëve të stilit ushtarak të cilat janë armët përgjegjëse për masakrat më serioze në Amerikë”, është apeli i nisur nga Joe Biden.

Biden ftoi anëtarët e Senatit të miratojnë dy ligje mbi shtrëngimin dhe kontrollet se kush mund të blejë armë.

LEXO EDHE:

Back to top button