Biden: Deri në fund të majit do të kemi vaksina për çdo amerikan

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se deri në fund të muajit maj do të kenë vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19 për çdo amerikan.

Biden në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe punimet e vaksinimit tha se administrata e ish-presidentit Donald Trump e ka nënvlerësuar pandeminë.

Ai tha se një ndër kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë Merck&Co do të prodhojë vaksinën kundër COVID-19 të Johnson & Johnson e cila fundjavën e kaluar mori miratimin.

“Në drejtim të hapave që kemi hedhur në lidhje me prodhimin, deri në fund të muajit maj do të kemi vaksina të mjaftueshme për çdo amerikan”, tha Biden duke shtuar se prioritet duhet të kenë mësuesit dhe punonjësit në shkolla.

LEXO EDHE:

Back to top button