Biden flet pas infektimit me COVID-19

Biden flet pas infektimit me COVID-19

Joe Biden gjatë ditës së djeshme është konfirmuar se u infektuar me coronavirus.

Presidenti amerikan ka publikuar një video mesazh në rrjetin social duke treguar se është në gjendje t ë mirë shëndetësore.

“Unë supozoj se keni marrë informacion se jam pozitiv për COVID-19. Unë jam plotësisht i vaksinuar dhe kam marrë dy doza shtesë. Simptomat janë të lehta. Unë e vlerësoj shumë interesin dhe shqetësimin tuaj. Jam mirë dhe po bëj shumë punë. Unë e vlerësoj shqetësimin tuaj – mbani besimin. Gjithçka do të jetë mirë”, tha i pari shtetit amerikan.

Një orë më parë në një mesazh me tekst, Biden tha se, pavarësisht sëmundjes, ai ndihej mirë – duke falënderuar të gjithë për kujdesin e treguar.

“Kam folur me Senatorin Casey, kongresmenin Cartwright dhe kryebashkiakun Cognetti dhe kam kërkuar falje që nuk do të mund të marr pjesë në ngjarjen e përbashkët”, ka shkruar 79-vjeçari.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar mbi 90 milionë raste të të infektuarve me virus gjersa kanë vdekur 1.02 milion njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button