Biden lëviz gurët e fundit, bën përpjekjet diplomatike për paqe në Lindjen e Mesme
Biden lëviz gurët e fundit, bën përpjekjet diplomatike për paqe në Lindjen e Mesme

Zyrtarë të lartë amerikanë ishin në Lindjen e Mesme të enjten, ku bënë thirrje për qëndrueshmëri në Siri dhe për ndërprerje të luftës 14-mujore të Izraelit në Rripin e Gazës, në një shtysë të fundit diplomatike nga administrata në largim e Presidentit Biden përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte në Jordani dhe Turqi për bisedime për sigurmin e një tranzicioni paqësor të pushtetit në Siri pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan ishte në Izrael në një përpjekje për të arritur një armëpushim me militantët e Hamasit.
Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi do t’i jepte Presidentit Joe Biden një fitore të fundit diplomatike pas një mandati të trazuar gjatë të cilit administrata e tij nuk ishte në gjendje të frenonte luftën brutale në Rripin e Gazës, që ka shaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra njërëzve dhe ka zhytur këtë territor në një krizë humanitare.
Duke folur me gazetarët në Tel Aviv, Sullivan shprehu optimizëm se kushtet ishin pjekur për ndalimin e konfliktit të gjatë përpara se administrata Biden të largohej nga detyra.
“Unë nuk do të isha këtu tani nëse nuk do të mendoja se kjo gjë do të ishte e mundur vetëm pas 20 janarit”, tha ai për ditën kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën.
Lufta filloi pas sulmin të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Izraeli thotë se 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë. Shtatë besohet se janë shtetas amerikanë. Në ofensivën hakmarrëse e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 45,000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore./ VOA