Biden mbërrin në Bregun Perëndimor, pritet të vizitojë Arabinë Saudite për naftën

Biden mbërrin në Bregun Perëndimor, pritet të vizitojë Arabinë Saudite për naftën

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Bregun Perëndimor, ku u prit nga lideri palestinez Mahmud Abass, sipas France24.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Biden nuk ka një plan për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Palestinës por presidenti do të theksojë mbështetjen per zgjidhjen e dy shteteve dhe do të prezantojë një paketë ndihmash ekonomike për Palestinën.

Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me udhëheqësin de fakto të Arabisë Saudite, princin e kurorës, Muhamed Bin Salman dhe babain e tij, mbretin Salman. 2 vite më parë, Biden ishte zotuar të izolonte Arabinë Saudite, pas vrasjes së gazetari disident, Jamal Khashoggi, nga agjentë sauditë. Princi e mohon përfshirjen, por inteligjenca amerikane arriti në përfundimin se vrasja kishte ndodhur me pëlqimin e tij.

Por kriza botërore e naftës, e nxitur nga lufta ruse në Ukrainë detyroi Shtetet e Bashkuara të kalojnë çështjen në plan të dytë. Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë, dhe Biden shpreson të bindë autoritetet atje të rrisin prodhimin dhe furnizimet globale.

Ndalesa e parë e turit në Lindjen e Mesme ishte ne Izrael ku Biden dhe kryeministri Yair Lapid paraqitën një front të bashkuar përballë rrezikut bërthamor të Iranit.

LEXO EDHE:

Back to top button