Biden mbron vendimin e tërheqjes: E fola në G7 dhe me partnerët e NATO-s, të gjithë ramë dakord

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një konferencë për mediat lidhur me situatën aktuale në Afganistan ku vijon prej ditësh procesi i evakuimit për ata që duan të largohen. I pyetur nëse SHBA-ve i ka rënë kredibiliteti tek aleatët me vendimin e marrë dhe mënyrën sesi po menaxhohet situata, Biden tha se kjo gjë nuk vihet në pyetje.

Presidenti amerikan u shpreh se nuk ka parë që besueshmëria e amerikës të bjerë në sytë e aleatëve në të gjithë botën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ka folur me aleatët e NATO -s, këshilltarët e sigurisë kombëtare, sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken dhe sekretarin e mbrojtjes Lloyd Austin.

Biden shtoi se ai ka marrë feedback nga aleatët se SHBA po vepron ashtu siç kishte njoftuar më herët.

LEXO EDHE:

Back to top button