Biden: Pandemia e Covid-it ka marrë fund

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se pandemia COVID-19 ka marrë fund, në një intervistë për CBS

Pandemia ka mbaruar, por ne ende kemi një problem me COVID-19, tha Biden në intervistë.

– Nëse shikoni, askush nuk mban maskë. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë. Gjërat po ndryshojnë dhe mendoj se ky është një shembull i përsosur, tha presidenti amerikan.

Sipas të dhënave të Universitetit Amerikan Johns Hopkins, pothuajse 612 milionë raste të COVID-19 janë regjistruar në botë dhe më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur.

Në Shtetet e Bashkuara, ka pasur më shumë se 95 milionë raste të COVID-19, dhe më shumë se një milion njerëz kanë vdekur.

Në fund të gushtit, edhe gruaja e Biden, Jill, u infektua me virusin.

Mesatarisht 390 njerëz ende vdesin çdo ditë në SHBA nga komplikimet pasi kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin.

Shtetet e Bashkuara miratuan së fundmi dy vaksina të reja të përshtatura me variantin dominues të virusit – omicron. 

LEXO EDHE:

Back to top button