Biden telefonon Merkelin, “rigjallërohet” Aleanca transatlantike

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka shprehur dëshirën për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden i cili erdhi në detyrë më 20 janar zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren Merkel. Biden në bisedë theksoi dëshirën e tij për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë tha se ka për qëllim që të rigjallërojë sërish Aleancën transatlantike përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Dy liderët u dakorduan që të punojnë së bashku në çështjet e politikës së jashtme, përfshirë Afganistanin, Kinën, Rusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor thuhet në deklaratën.

“Biden dhe Merkel ranë dakord që SHBA të rinovojë angazhimin e saj në organizatat shumëpalëshe dhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, për luftën kundër COVID-19, për rritjen e sigurisë shëndetësore, për të ndjekur rrugën e përmirësimit të ekonomisë globale të qëndrueshme dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit global”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button