Biden thotë se lufta në Ukrainë u zgjodh nga një njeri

Biden thotë se lufta në Ukrainë u zgjodh nga një njeri

Presidenti amerikan Joe Biden e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një luftë “të zgjedhur nga një njeri”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai tha se Rusia ka bërë “kërcënime të papërgjegjshme bërthamore” dhe se “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk mund të luftohet kurrë”, përcjell Telegrafi.

Kjo vjen vetëm disa orë pasi Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin se nuk po bënte bllof për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

Dhe Biden tha se Rusia është “përpjekur të fshijë një shtet sovran nga harta”, duke shtuar se lufta ka të bëjë me “shuarjen e së drejtës së Ukrainës për të ekzistuar si shtet, qartë dhe thjeshtë”.

Duke vënë në shënjestër Rusinë, Joe Biden tha se dëshiron që lufta të përfundojë me “kushte të drejta”.

Ai shtoi se kundërshton përdorimin e “dhunës dhe luftës për të pushtuar kombet dhe për të zgjeruar kufijtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button