Biden: Veprim sa më i shpejtë kundër ndryshimeve klimatike

Presidenti amerikan Joe Biden për një veprim të shpejtë kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa citoi raportin e fundit të OKB-së për klimën, gjatë fjalës së tij të hapjes së punimeve të MEF, Forumi i Ekonomive të Mëdha për Energjinë dhe Klimën.

- Advertisements -

“Ne duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani kundër ndryshimeve klimatike”, tha Biden, duke theksuar se ai “përfaqëson një kod të kuq për njerëzimin”.

Angazhimet e marra nga shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit po e çojnë botën drejt një ngrohjeje “katastrofike” prej + 2,7 gradë Celcius, shumë larg objektivit prej 1,5 gradë Celcius të shpresuar për të kufizuar pasojat shkatërruese nga ngrohja globale, sipas raportit të OKB-së.

Në forumin MET marrin pjesë të paktën shtatë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, Boris Johnson.

LEXO EDHE:

Back to top button