Biden vlerëson guximin e Ukrainës

Biden vlerëson guximin e Ukrainës

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë – të parën prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë. Biden u prit nga homologu ukrainas, Vollodimir Zelenski, në Pallatin Marinski në qendër të kryeqytetit Kiev. Biden përgëzoi popullin e Ukrainës për, siç tha, “guximin në luftë” dhe tha se SHBA-ja do ta vazhdojë mbështetjen për të. Biden tha se vizita e tij në Kiev, në prag të njëvjetorit të nisjes së pushtimit rus, konfirmon angazhimin e palëkundur të SHBA-së “ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”. Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore. Biden, i cili do të vazhdojë udhëtimin në Poloni, paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus. Zelenski tha se vizita e Bidenit “është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”. “Aktualisht, në Ukrainë po vendoset fati i rendit ndërkombëtar”, tha ai.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju…Kur Putin nisi pushtimin gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina është e dobët dhe se Perëndimi është i përçarë. Ai mendoi se mund të na mposhtë, por e kishte gabim”, deklaroi Xho Bajden, President i SHBA-ve.

LEXO EDHE:

Back to top button