Biden zhvilloi bisedë telefonike me Macron

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku është theksuar përforcimi i lidhjeve bilaterale. Në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti i 46-të i SHBA-së, Biden, i cili erdhi në detyrë më 20 janar ka zhvilluar bisedë telefonike me Macron.

Në bisedë thuhet se Biden i ka thënë Macron-it se SHBA dëshiron t’i përforcojë lidhjet bilaterale me Francën, “aleatin më të vjetër”, ndërsa ka ripërsëritur premtimin se SHBA dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet transatlantike përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Të dy liderët, sipas njoftimit, janë dakorduar se nevojitet bashkëpunim i afërm në trajtimin e çështjeve të përbashkëta si ndryshimi i klimës, COVID-19, rimëkëmbja ekonomike globale. Biden dhe Macron janë të të njëjtit mendim se duhet të punohet së bashku në prioritetet e jashtme politike si Kina, Lindja e Mesme, Rusia dhe Saheli.

LEXO EDHE:

Back to top button