Bideni i falë 11 të burgosur për marihuanë

Bideni i falë 11 të burgosur për marihuanë

Presidenti amerikan Joe Biden ka falur disa dënime federale për marihuanë dhe ka falur 11 persona të burgosur për krime jo të dhunshme të drogës.

Urdhri ekzekutiv mbulon ata që janë dënuar sipas ligjit federal për posedim të thjeshtë, tentativë për posedim të thjeshtë ose përdorim të marihuanës, shkruan BBC.

“Shumë jetë janë shkatërruar për shkak të qasjes sonë të dështuar ndaj marihuanës. Është koha që t’i korrigjojmë këto gabime”, tha Biden.

Qasja më e butë e Biden shënon një kthesë për politikanin i cili si senator shkroi një projekt-ligj krimi të vitit 1994 që fajësohet gjerësisht për burgosje masive, në mënyrë disproporcionale të njerëzve me ngjyrë, për vepra penale të drogës.

Shtëpia e Bardhë tha se mijëra njerëz do të kishin të drejtë për falje, por se ata duhet të dorëzojnë aplikime në departamentin e drejtësisë.

Veprimi i presidentit demokrat zgjerohet në një urdhër ekzekutiv të vitit të kaluar, kur administrata e tij fali mijëra njerëz që u dënuan sipas ligjit federal për posedim të sasive të vogla të marihuanës.

Urdhri i Biden nuk mbulon individët që janë dënuar për krime në nivel shtetëror, por ai u kërkoi guvernatorëve të ndërmarrin veprime të ngjashme.

LEXO EDHE:

Back to top button