Bie jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian

Jetëgjatësia në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian ka rënë vitin e kaluar ndërsa blloku prej 27 vendesh luftonte me ndikimin e pandemisë së COVID-19.

Agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat njoftoi se “pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia shënoi rënie në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së”. Sipas Eurostat, rënia më e madhe ishte në Spanjë, me një humbje prej 1.6 vjet krahasuar me vitin 2019.

Bullgaria pasoi me një humbje prej 1.5 vjetësh, e ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania, të cilat regjistruan një rënie prej 1.4 vjet. Danimarka dhe Finlanda ishin vendet e vetme që regjistruan rritje të jetëgjatësisë, me 0,1 vjet.

Nuk kishte statistikë të përgjithshme të BE-së në dispozicion pasi Irlanda nuk kishte dorëzuar të dhënat.

LEXO EDHE:

Back to top button