Bie në humnerë, vdes alpinisti 69 vjeçar

Bie në humnerë, vdes alpinisti 69 vjeçar

Gazetar: Avni Tahiri

Një alpinist 69 vjeçar ka ndërruar jetë pasi kishte rënë në humnerë. Ai po lëvizte bashkë me një grup alpinistësh dhe kishte rrëshqitur në humnerë duke marrë lëndime të rënda në kokë. Pasi është nxjerrë nga vendi i aksidentit, me helikopter të policisë është transportuar në spitalin “8 Shtatori”, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

“Dje, një alpinist ka rënë në humnerë dhe ka pësuar lëndime të rënda në kokë, në një terren shumë të vështirë të qasshëm në zonën para burimit të lumit Tresoneçka afër zonës “Kryqëzimi i rrugëve” në komunën Mavrovë-Rostushë. I lënduari, i cili nuk ka dhënë shenja jete, në kushte shumë të vështira është nxjerrë nga njësiti “Tigrat” dhe me helikopterë është dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen”, thonë nga Qendra për Menaxhimimin e Krizave.

QMK njoftoi se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:30 kur kanë marrë telefonatë nga një alpinist. Zona para burimit të lumit Tresoneçka afër zonës “Kryqëzimi i rrugëve” në komunën Mavrovë dhe Rostushë ku alpinisti ka rënë, ka qenë terren i vështirë për qasje me çka kanë intervenuar edhe njësitit special “Tigrat”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button