Bilall Kasami priti në takim ambasadoren e Kroacisë Nives Tiganj, biseduan për situatën aktuale politike

Bilall Kasami priti në takim ambasadoren e Kroacisë Nives Tiganj, biseduan për situatën aktuale politike

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku kanë biseduar për situatën aktuale politike.

Kasami e informoi atë për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit dhe punën që pritet të realizohen në Tetovë.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me komunitetin ndërkombëtar është i rëndësishëm si për qytetin ashtu edhe për vendin në rrugën evropiane. Ambasadoren e kam njoftuar edhe për presionin që BDI-ja ushtron mbi pushtetin lokal, sidomos tani pas disfatës në zgjedhjet për këshilltarë”, ka njoftuar kryetari Bilall Kasami.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e mundshëm të opozitës, marrëdhëniet kroato-shqiptare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

“Kroacia ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë partneri ynë kryesor miqësor drejt një të ardhmeje më të mirë për të dyja vendet”, tha Kasami.

LEXO EDHE:

Back to top button