Bild i sigurtë: Mbape, firmos me Real Madridin

Prestigjiozja gjermane, ‘BILD’ e sheh si punë të kryer transferimin e Kilian Mbape te Real Madridi. Parisienët me shumë gjasë do ta humbin një prej lojtarëve kyç të skuadrës. Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Kylian Mbappe lidhet me Real Madrid qysh nga vera e kaluar.

Sipas ‘BILD’, Mbappe 100% do t’i bashkohet skuadrës së Realit, gjatë verës së ardhshme, si lojtar i lirë. Në këtë proces thuhet se ka vetëm një pikëpyetje dhe ajo është data e zyrtarizimit të marrëveshjes.

Gjatë verës së kaluar, ‘Los Blancos’ ofruan deri në 180 milionë euro për lojtarin, por krerët e PSZH-së nuk e liruan kartonin e tij. Tani, Real Madrid prite ta marrë lojtarin falas, pasi ai mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button