Bild: Klopp largohet nga Liverpulli pas vitit 2022

Gazeta prestigjoze gjermane “Bild” vazhdon të këmbëngulë, se Jurgen Klop do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë, pas përfundimit të Botërorit “Katar 2022”, duke zëvendësuar në këtë post Joakim Loevin. Ky I fundit pas më shumë se një dekade e gjysmë në stolin e GJermanisë, do të largohet në përfundim të Botërorit “Katar 2022” dhe drejtuesit e Federatës nuk mund t’ia besojnë stolin e ekipit përfaqësues, askujt tjetër përveç se Jurgen Kloppit, që në atë periudhë do të jetë 55-vjeç.

 

Përgjigjia përfundimtare gjithsesi do t’i takojë trajnerit aktual të Liverpulit, i cili i duhet të vendos nëse do të largohet apo do të vazhdojë aventurën te Liverpulli deri në vitin 2024. Gjjithsesi “Bild” ka bindjen se Klop do të provojë një aventurë të re pikërisht në stolin e përfaqësueses gjermane.

Jurgen Klop është pjesë e Liverpullit që prej vitit 2015 dhe në këto 5 vite e gjysmë me Liverpullin ka arritur të rikthejë “Të kuqtë” te titulli kampion në Premier Ligë, pas 30 vitesh dhe ka fituar titullin në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button