“Bild” zbulon futbollistin e “izoluar” te Bajern Munihu

I transferuar dy vite më parë si mbrojtësi më i mirë në Serie A, Kim Min-Jae ende nuk e ka gjetur ritmin e tij te Bajerni. Koreani-jugori deri tani duket si një lojtar pa busullë. Ka raste që bën gabime të pafalshme në pozicionim, kërkon duele që mund të shmangen dhe nuk është mësuar ende me sistemin me dy qendërmbrojtës, ngaqë më parë ka luajtur me tre.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, arsyeja e kësaj ngecjeje është se Kim dallohet si një person i izoluar nga ekipi. Duke qenë se është shumë i turpshëm, ai nuk komunikon me shokët e skuadrës.

Trajneri Tushel nuk e ka ndihmuar për këtë gjatë sezonit të kaluar, sepse nuk i ka qëndruar pranë. Duke e parë sesa i vetmuar është, Kompani po punon ndryshe. Ai flet shumë me mbrojtësin dhe po e ndihmon të përshtatet në Munih, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

LEXO EDHE:

Back to top button