Bileta e finales shitet për 3.000 dollarë, por këtu nuk është fundi!

Interesimi i lartë për të marrë një biletë për në stadiumin “Lusail”, e ka rritur çmimin e biletave në 3.000 dollarë në tregun e zi, por në 24 orët e ardhshme, ajo mund të rritet edhe më shumë.

Sipas mediave argjentinase, mijëra argjentinas që kanë ardhur në Katar nuk kanë bileta dhe po përpiqen t’i marrin ato në çdo mënyrë, madje protestojnë para qendrës kryesore të biletave të FIFA-s, duke i kërkuar federatës që t’i ndihmojë në gjetjen e biletave, sepse janë shumë të shtrenjta, ishin ata që u shfaqën në tregun e zi.

“Ne nuk kërkojmë që të na jepen biletat falas, por t’i blejmë me çmimin origjinal, sepse disa tashmë janë ofruar me çmime jonormale. Prandaj protestuam dhe i kërkojmë AFA-s përmes FIFA-s të na ndihmojë”, thonë disa tifozë argjentinas.

 

Komiteti Organizativ i Katarit ka kërcënuar personat që merren me rishitjen e biletave me gjoba të rënda prej 70,000 dollarë, nëse kapen duke rishitur biletat me një çmim më të lartë se sa që është ajo aktuale.

Çmimi i biletave për finale është 1.500 dollarë për kategorinë e parë, 943 dollarë për të dytën, 568 dollarë për të tretën dhe 188 dollarë për kategorinë e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button