Bill Gates ndahet nga bashkëshortja Melinda, pas 27 vitesh martesë

Ndoshta një nga çiftet më të njohura, të pasura dhe të admiruara në botë tashmë është ndarë.

Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift”, është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit.

LEXO EDHE:

Back to top button