Binoto, sqaron se kush do të jetë piloti i parë në 2022

Drejtori sportiv i Ferrarit, Matia Binotto, ka deklaruar se në rast se Ferrari do të duelojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm, atëherë piloti i saj kryesor do të jetë Sharll Lekler., ndërsa Karlos Sainz do të jetë piloti i dytë i “kokëkuqes”.

 

“Ne kemi investuar te Sharll Lekleri, pasi jemi të bindur se ai do të jetë kampioni i ardhshëm i botës. Kur Ferrari do të ketë një makinë të shpejtë dhe të aftë të duelojë për titull, do të jetë ai që do të udhëheqë skuadrën si piloti i parë”, u shpreh Binoto.

 

Lekler, 24 vjeç, është në sezonin e tretë me Ferrarin.

 

“Është pilot i talentuar, i shpejtë dhe jo vetëm në xhiron teke por përgjatë gjithë garës. Aftësia e tij për të sulmuar apo për t’u mbrojtur pa humbur ritmin është e jashtëzakonshme. Është mjaft i aftë të menaxhojë presionin dhe ka një mentalitet fituesi”, tha Binoto.

LEXO EDHE:

Back to top button