Bisedimet, Lautaro dhe Interi larg kontratës së re për 2 mln euro

“Gazzetta dello Sport” bën një bilanc të negociatave për rinovimin e kontratës së kapitenit të Interit, Lautaro Martinez dhe shpjegon se, për momentin, distanca ndërmjet kërkesës dhe ofertës është 2 milionë euro.

Oferta e klubit zikaltër për ta rinovuar marrëveshjen aktuale, e cila skadon më 30 qershor 2026, është 8 milionë euro neto në sezon. Kërkesa e kapitenit argjentinas megjithatë është 10 milionë euro neto në vit.

Gjithsesi ka unitet qëllimi për kohëzgjatjen e marrëveshjes së re, e cila do të jetë efektive deri më 30 qershor 2028. Dhjetë ditë më parë për rinovimin e kontratës, Lautaro Martinez u shpreh i qetë.

“Siç tha drejtori jemi në rrugën e duhur, disa detaje mungojnë. Nuk është një gjë e lehtë, por nuk ka nxitim, sepse kam ende 2 vite në kontratën aktuale. Jam i qetë”.

LEXO EDHE:

Back to top button