Bisedimet për armëpushim në Gaza janë në fazën përfundimtare, thotë zyrtari palestinez

Bisedimet për armëpushim në Gaza janë në fazën përfundimtare, thotë zyrtari palestinez

Pas muajsh bllokade, ka shenja të reja se Izraeli dhe Hamasi mund të jenë afër një marrëveshje të armëpushimit dhe pengjeve në Gaza, raporton  BBC.

Një zyrtar i lartë palestinez, i përfshirë në negociata, ka thënë se bisedimet janë në një “fazë vendimtare dhe përfundimtare”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, gjithashtu ka thënë se marrëveshja është më afër se kurrë.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, kanë rinisur përpjekjet ndërmjetësuese, për ta arritur marrëveshjen e përfundimit të luftës 14 mujore.

Zyrtari palestinez përshkroi një plan trefazor, që do të mundësonte që civilët dhe ushtaret e mbajtura peng në Gaza të lirohen në 45 ditët e para, me forcat izraelite që do të tërhiqen nga qendrat e qyteteve, rrugët bregdetare dhe brezit strategjik tokësor përgjatë kufirit me Egjiptin.

Do të ketë një mekanizëm që ua mundëson palestinezëve të zhvendosur të rikthehen në veri të territorit, sipas zyrtarit.

Faza e dytë do t’i lironte pengjet e mbetura dhe tërheqjen e trupave, para fazës së tretë e cila do ta përfundonte luftën.

Prej 96 pengjeve të mbajtura akoma në Gaza, 62 mendohet se janë akoma gjallë nga Izraeli.
Plani duket se bazohet në marrëveshjen e përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden më 31 maj dhe raportet nga të gjitha palët theksojnë se ka detaje kryesore që kërkojnë punë për t’u zgjidhur.

LEXO EDHE:

Back to top button