Bislimi kërkon që të publikohet raporti për Banjskën

Bislimi kërkon që të publikohet raporti për Banjskën

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova i ka dërguar një raport 48-faqësh Bashkimit Evropian lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Bislimi në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane tha se këtë raport e kanë përcjellë te çdo vend anëtar dhe te çdo Ambasadë në Bruksel. Ai tha se raportin me publikun mund ta ndajë Prokuroria, dhe jo Qeveria. Bislimi u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë presion në këtë drejtim në mënyrë që ky raport të publikohet nga Prokuroria dhe të nxirren fletëarresti për Radoiçiqin dhe të gjithë të tjerët të përfshirë. Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media tha se po presin raportin përfundimtar për Banjskën. “BE pret një bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të kontribuojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve”, u shpreh Stano.

“Ne kemi dërguar 48 faqe raport për Banjskën në Bashkimin Evropian dhe secilit shtet anëtar dhe secilës Ambasadë në Bruksel, pra 48 faqe. Por raportin për me e publiku duhet me e bo prokurori, prokurori nuk është qeveri. ne po bëjmë presion publikon, bëni edhe ju që të publikohet raporti. Ndihmona që Prokuroria ta publikojë raportin ta nxjerrë flete-arrestin për Radoiçiqin dhe të gjithë kriminelët e tjerë. Ndihmona në këtë drejtim që Radoiçqi të mos sillet i lirë, sepse sa kohë sillet i lirë, Serbia përgatittë e trajton të rinj nëpër kampet e veta rreziku i sigurisë ekziston”, deklaroi Besnik Bislimi, Zv.kryeministëri i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button