Bislimovski: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të dihet nesër

Çmimi i rrymës do të dihet nesër, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat. Ai tha se janë duke pritur vërejtjet e disa kompanive të pakënaqura, por pohon se nuk pritet rritje drastike.

“Nuk do të ketë rritje drastike sepse kjo nuk është zgjidhja e problemit. Një rritje drastike e çmimit nuk do të përmirësojë situatën, do të përkeqësohet, sepse përqindja e arkëtimit do të ulet dhe ky nuk është qëllimi ynë. Synimi është të mbajmë sistemin tonë të qëndrueshëm, sa më shumë që të jetë e mundur në kushte të tilla krizash energjetike në të gjithë Evropën. Gjithçka që është mbi 20% në fushën e energjisë elektrike është rritje drastike”, tha Bislimovski.

LEXO EDHE:

Back to top button