Biznismeni finlandez gati për të blerë Interin, ofron 2.5 miliardë euro

Finlandezi me rezidencë në Singapor, Thomas Zilliakus (67), njoftoi se ka në dispozicion 2.5 miliardë euro për blerjen e gjigantit italian të futbollit. Zilliakus pretendon se do të paraqesë një ofertë zyrtare së shpejti dhe paratë i mblodhi falë “investitorëve të ndryshëm, familjeve të vogla dhe të mëdha dhe investitorëve institucionalë”, emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk donte t’i zbulonte.

“Unë jam serioz, këtë javë ose më së voni javën e ardhshme, pronari aktual i Interit do të marrë një ofertë të duhur për të blerë klubin”, tha Zilliakus për “La Repubblica”.

Në negociatat për blerjen e Man. Junajtedit ishte përfshirë edhe Tomas Zilliakus, por që blerja në fund nuk u realizua, por tashmë ai ka vendosur të paraqesë ofertë për Interin dhe mund të bëhet shefi i ri i Nerazzurrëve.

Zilliakus është një ish-ekzekutiv i Nokias, i cili thotë se e ka bërë pasurinë e tij në sektorin e teknologjisë në Azi. Ai jeton në Singapor, ku në vitin 1998 themeloi një fond investimi të specializuar në teknologjitë e reja, Mobile FutureËorks (MFË).

Oferta për Interin, sqaron ai, do të bëhet nga kompania XXICenturyCapital, e cila është e vendosur në Singapor dhe është e interesuar për futbollin dhe modën. Interi, 19 herë kampion i Italisë dhe tre herë fitues i Ligës së Kampionëve, po udhëhiqet nga grupi kinez Suning dhe biznesmeni Steven Zhang që nga viti 2016. Revista “Forbes” e vlerëson klubin italian në 1.03 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button