Bjellorusi, dhjetëra të ndaluar një ditë pas protestave


Alsat
05.09.2020 13:47
Dhjetëra qytetarë bjellorusë janë nën akuzë, një ditë pas arrestimit të tyre për protesta kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, njoftoi Ministria e Brendshme bjelloruse.
”Rreth 40 demonstrues u arrestuan dje, por vetëm rreth gjysma e tyre do të përballen me akuza”, tha ministria e sipërcituar.
Grupi bjellorus i të drejtave të njeriut ”Viesna” konfirmoi ndalimet duke theksuar se shumë prej atyre që u morën në paraburgim kishin demonstruar paqësisht.
”Disa nga ata që u morën në një universitet u rrahën”, tha grupi.
Presidenti Aleksander Lukashenko pretendon se ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit me një diferencë prej më shumë se 80% të votave.
Por, shumë bjellorusë besojnë se rezultatet ishin fiktive dhe kanë protestuar.
Bashkimi Europian ka refuzuar të njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.