Bjellorusi, nisin grevat mbarëkombëtare me kërkesë dorëheqjen e Lukashenkos

Në Bjellorusi kanë nisur greva mbarëkombëtare, të thirrura nga opozita, me kërkesë dorëheqjen e presidentit Aleksander Lukashenko, raporton gazeta ”Meduza”, sipas së cilës policia bjelloruse ka ndaluar dhjetëra punonjës fabrikash.

Opozita ka lëshuar një ultimatum ndaj qëndrimit stoik të presidentit bjellorus duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen.

Ndërkohë, sipas qeverisë së Minskut ”fabrikat funksionojnë rregullisht dhe prodhimi nuk është bllokuar”.

Për gati tre muaj, Bjellorusia ka protestuar kundër rezultateve presidenciale të 9 gushtit, rezultat që besohet se është shtrembëruar nga mashtrim masiv zgjedhor në favor të Lukashenkos.

LEXO EDHE:

Back to top button