Bjellorusi, Tikhanovskaia bën thirrje për bashkim dhe vazhdim të protestave


Drejtuesja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaïa u bëri thirrje manifestuesve të vazhdojnë lëvizjen e tyre dhe theksoi se presidenti, Alexandre Loukachenko nuk kishte zgjedhje tjetër përveç se të fillonte dialogun me opozitën, në një intervistë të dhënë për AFP.

Opozitarja theksoi se bjellorusët e kishin kapërcyer frikën duke shtuar se vendimi i presidentit për të rritur sigurinë në kufi ishte një përpjekje për të na shkëputur nga problemet e brendshme.

“Unë jam shumë krenare për bjellorusët tani, sepse, pas 26 vitesh frikë, ata janë të gatshëm të mbrojnë të drejtat e tyre”, theksoi figura kryesore e opozitës, nga Vilniusi, kryeqyteti i Lituanisë, ku ajo është strehuar pas zgjdhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat ajo konfirmoi se i kishte fituar.

“Iu bëj thirrje të vazhdojnë, të mos ndalohen, sepse është vërtet e rëndësishme tashmë të qëndrojmë të bashkuar në luftën për të drejtat tona”, shtoi ajo.

“Ata duhet të kuptojnë që ne nuk jemi në lëvizje protestash. Ne jemi populli bjellorus, ne jemi një maxhorancë dhe nuk do të largohemi. Ne nuk kemi më frikë nga ata”, theksoi Svetlana Tikhanovskaïa.

Opozita hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që i dhanë fitoren Lukashenkos me 80% të votave.

LEXO EDHE:

Back to top button