Trajneri i përfaqësues së Maqedonisë në futboll, Blagoja Milevski, ka bërë publike 11 lojtarët e ekipit të parë që do të luajnë në ndeshjen miqësore të sotme kundër Arabisë Saudite në Pragë.
Milevski ka vendosur që të bëj shumë ndryshime në ekip, duke u dhënë mundësi disa reprezentuesve që nuk kanë pasur mundësi që të tregojnë cilësinë e tyre në sfidat e kaluara në kualifkueset.

Portier: Stole Dimitrievski
Mbrojtje: Stefan Despotovski, Darko Velkovski, Nikola Serafimov, Visar Musliu, Ezgjan Alioski
Mesfushë: David Stankovski, Ibraim Alimi, Jani Atanasov
Sulmues: Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski
Ndeshja është pjesë e përgatitjeve të Maqedonisë para pëtrballjeve kualifikuese të Botërorit 2026, kur më 7 shtator përballet me Lihtenshtajnin.








