Blagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve, por pa asnjë rrisi

Përzgjedhësi i Maqedonisë, Blagoja Milevski, shpalosi listën e futbollistëve për ndeshjet kontrolluese kundër Kroacisë më 3 qershor në Rijekë dhe kundër Çekisë, më 10 qershor në Hradec Karllove. Në listën e Milevskit janë emrat e 27 futbollistëve dhe nuk ka asnjë emër i ri nga ndeshjet e kaluara.

„Me padurim presim grumbullimin dhe sfidat e forta ndaj Kroacisë dhe Çekisë, dy kombëtaret pjesëmarrëese në Kampionatin Evropian. Në listën e Maqedonisë janë reprezentuesit të cilët kanë konfirmuar se mund të jenë konkurrues edhe me kombëaret më të forta evropiane. Mbetemi besnik ndaj futbollistëve të cilët kanë zhvilluar ndeshjet të shkëlqyera në pjesën e dytë të eliminatoreve evropiane, posaqërisht ndaj Anglisë dhe Italisë. Pa marë parasysh formën ose statusin në klubet përkatëse, ata do të jenë këtu për qëllimin tonë kryesor – Liga e Kombëve dhe përballjet që nap resin në muajin shtator. Me ne është Darko Velkovski, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit nga lëndimi, mirëpo pa marë parasysh se a mund të luajë, ai është njëëri futbollistëve me më shumë eksperiencë dhe njëri nga lidert e ekipit në këtë grumbullim,” tha fillimisht Milevski në faqen zyrtare të FFM-së.

 

Ai mëtej shtoi se këto dy përballjet janë mjaft të rëndësishme dhe si një parapërgatitje për Ligën e Kombeve që nis në muajin shtator.

 

“Dy sfidat kontrolluese, në Rijekë kundër Kroacisë dhe Hradec Karlove kundër Çekisë, janë të të rëndësishme për përgatitjet e sfidave të muajit shtator, me akcent të veçantë në përforcimin e atmosferës së mirë dhe unitetit. Duhet të përmirësojmë edhe disa elemente në lojën tonë, nëse duam që të shënojmë rezultate pozitive në dy sfidat e radhës. Duhet të bëjmë më mirë, dhe jam i vetëdijshëm për këtë. Krijojmë raste, por duhet të përmirësojmë efikasitetin, të futemi më shumë zonë hapsinore dhe të tregojmë më shumë karrakter. Këto janë ndeshje në të cilat motivi nuk do të mungojë dhe duhet të futemi me seriozitet, me përgjegjësi dhe fortë,” thë në fund Milevski.

LEXO EDHE:

Back to top button