Blerja më e re e Liverpullit humb sezonin, do t’i nënshtrohet një operacioni

Futbollisti francez, Xheremi Zhaket e ka humbur sezonin aktual shkaku i një lëndimi serioz në shpatull. Siç raportohet në mediat e huaja, mbrojtësi do t’i nënshtrohet një operacioni.

Zhaket është lojtari i Renes, por vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Pas muajit qershor, ai do t’i bashkohet Liverpullit  – pasi kjo e fundit e siguroi 20-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të dimrit për 63 milionë euro./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button