Blinken: Izraeli nuk ka plan të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah

Blinken: Izraeli nuk ka plan të besueshëm për të mbrojtur civilët në Rafah

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbrojti sot vendimin e SHBA për t’i dhënë fund dërgesave të armëve në Izrael, duke thënë se Izraeli nuk ka “plan të besueshëm” për të mbrojtur 1.4 milionë civilët që janë strehuar atje.

Blinken tha në një intervistë për ABC News se presidenti i SHBA-së Joseph Biden mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Izraelin të mbrohet dhe se paketa me 1800 bomba me peshë 900 kilogramë dhe 1700 bomba me peshë 226 kilogramë është e vetmja dërgesë që është pezulluar.

Mbështetja e Bidenit mund të përfundojë nëse, sipas Blinken, Izraeli fillon një ofensivë të plotë në Rafah.

– Izraeli duhet të ketë një plan të qartë, të besueshëm për mbrojtjen e civilëve, të cilin ne nuk e kemi parë – tha Blinken.

Kabineti ushtarak izraelit miratoi një “zgjerim të kufizuar” të operacionit ushtarak në Rafah të enjten në mbrëmje.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Palestinezët në Gaza (UNRWA) tha se rreth 300,000 njerëz u prekën nga urdhrat e evakuimit në Rafah dhe Jabalia, por se shifrat ka të ngjarë të jenë më të larta sepse ato ishin zona me popullsi të dendur.

Rreth një milion palestinezë, të cilët ikën nga konflikti në pjesë të tjera të Rripit të Gazës, kanë gjetur strehim në Rafah.

LEXO EDHE:

Back to top button