Blinken në Lindjen e Mesme, premton 100 milionë dollarë për Gazën

Sekretari Amerikan i shtetit Antony Blinken ka nisur zyrtarisht vizitën e tij 3 ditore në Lindjen e Mesme, ku në fokus do të jetë padyshim konflikti Izrael-Palestinë. Kjo është vizita e parë e Blinken në Lindjen e Mesme dhe vjen në kohën e një armëpushimi të brishtë pas luftimeve të ashpra 11 ditore, që lanë pas vetëm shkatërrimin në Gaza.

Blinken u takua fillimisht me kryeministrin izraelit e më pas me presidentin e Palestinës, Mahmud Abaz, ku premtoi ndihmën direkte me 100 milionë dollarë nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ai premtoi gjithashtu se SHBA do të rihapë konsullatën në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuan nga administrata Trump.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button