Blinken në Ukrainë: Rusia të heqë dorë nga veprimet agresive

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i kërkoi Rusisë të ndalë veprimet e rrezikshme dhe agresive kundër Ukrainës gjatë një takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky ditën e enjte. Paralajmërimet vijnë në një moment kur tensionet në kufi mes dy vendeve mbeten të larta.

“Do të vazhdojmë të fuqizojmë partneritetin tonë me ju në mënyrë që të sigurohemi që Ukraina të mbrojë veten nga agresioni rus. Jemi në dijeni se Moska ka tërhequr një sërë trupash por një forcë e konsiderueshme mbetet atje, prandaj po monitorojmë situatën me shumë kujdes.”, u shpreh ai.

Zelenski theksoi se kërcënimi I një ndërhyrje ushtarake rus në Ukrainë ishte ende real, edhe pse Moska ka tërhequr pak trupa nga kufijtë. Zelenski

“Ne konsiderojmë se procesi i reduktimit të trupave është shumë i ngadaltë dhe prandaj kërcënimi ekziston ende.”

Më herët Blinken u takua me homologun ukrainas Dmytro Kuleba, të cilit i shprehu përkushtimin e fortë të Uashingtonit ndaj sovranitetit , integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Moska ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në kufijtë me Ukrainën, zyrtarisht për stërvitje ushtarake, por duke ushqyer frikën e Kievit dhe perëndimit për një ofensivë e madje edhe pushtim të mundshëm./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button